RTSH 24 Live

Sociale

Çelet ekspozita “Qeramika shqiptare”, koleksionisti korçar Mirgen Shamblli ekspozon 1200 objekte

06/05/2024

Çelet ekspozita “Qeramika shqiptare”, koleksionisti korçar Mirgen Shamblli ekspozon 1200 objekte

“Qeramika shqiptare” është titulluar ekspozita e koleksionistit korçar Mirgen Shamblli, e cila është çelur një ditë më parë tek “Qoshka e koleksionistëve” në ambientet e Pazarit të vjetër të Korçës.

Janë rreth 1200 objekte të cilat i përkasin periudhës nga viti 1927 e deri në ditët e sotme, nisur edhe nga fakti që Korça është një nga qytetet që e ka patur shumë të zhvilluar artin e qeramikës.

Për koleksionistin korçar jo vetëm qytetarët por edhe vizitorët e shumtë që ndodhen këto ditë në Korçë kanë shprehur interes për ekspozitën. Ai tregon se është duke punuar edhe për të sjellë shumë shpejt një katalog me këto objekte.

Koleksionisti korçar Mirgen Shamblli, është nga të rrallët koleksionistë në Shqipëri që ka zbuluar një pasuri të tërë kombëtare. Prej gati 20 vitesh ai zhvillon pasionin e tij për objektet unike dhe me vlerë, që i përkasin viteve të hershme dhe tematikave të ndryshme.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/