RTSH 24 Live

Botë

Biden thirrje Netanjahut: Armëpushimi, mënyra më e mirë për të mbrojtur pengjet izraelite

06/05/2024

Biden thirrje Netanjahut: Armëpushimi, mënyra më e mirë për të mbrojtur pengjet izraelite

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se armëpushimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur pengjet izraelite. Në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Netanjahu, Biden i ka paraqitur atij shqetësimet mbi konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve. 

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në telefonatën e tij me Netanjahun, Biden përsëriti shqetësimet për një pushtim të Rafahut dhe tha se ai beson se arritja e një armëpushimi me Hamasin është mënyra më e mirë për të mbrojtur jetën e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza.

Ndërka, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant ka theksuar se Izraeli po vijon përpjekjet për të liruar ata që mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës, në mes të operacionit të ardhshëm tokësor kundër grupit terrorist në Rafah.

Aksionet për kthimin e të dashurit tuaj vazhdojnë gjatë gjithë kohës, edhe tani. Ne jemi të përkushtuar për të arritur qëllimet e luftës, por refuzimi i Hamasit i çdo plani që do të lejonte kthimin e pengjeve na detyron të fillojmë operacionin në Rafah. Edhe pas fillimit të operacionit në Rafah, të gjitha përpjekjet për të sjellë pengjet në shtëpi do të vazhdojnë”, tha Gallant. 

/rtsh.al/