Besa Kokëdhima ishte e ftuara speciale e Ermal Peçit në programin 'E diela jonë'. Pak para nisjes drejt Eurovizionit ajo tregoi se ende nuk është përfshire nga trysnia e rënditjes së Shqipërisë në klasifikimin final të votimit. Për këngetaren përtej rënditjes në tabelë ka shumë rëndësi që performanca e Shqipërisë të mbahet mend gjatë e të jetë një moment fantastik për të gjithë ne.
'Nuk ka rëndësi renditja finale e pikëve; e rëndësishme është që njerëzit mos të thonë ne nuk e bëmë më të mirën tonë.' - shtoi Besa.
Por si u prit kënga 'Titan' nga familjarët e saj? Çfarë ndjesish mori nga i ati, Koço Kokëdhima''
'Privatisht babi më kritikon. Sigurisht që prindërit duan të bëjnë të mirën e mundshme. Çdo variant që I dërgoja të këngës, babi më thoshte jo kjo nuk është. Ai mbart më shumë stres. I thoja s'do ti nis më derisa ta përfundoj totalisht këngën. Ata mendojnë që varianti anglisht është më International, e pëlqejnë shumë dhe janë një mbështetje e madhe për mua'
Ermali i tregoi Besës disa pyetje e sugjerime nga fansat ndërkombëtar, fansa që ende aludojnë që ajo mund të këndoj në skenën e Eurovizionit disa fragmente në gjuhën shqipe. A mund të ndodhi kjo? Ja çfarë tha Besa:
'Nuk premtoj që nuk do këndoj në shqip në Eurovizion.'
/rtsh.al/