RTSH 24 Live

Sociale

Arkitektura e peizazhit - Diplomohen studentët e parë, kërkesat në rritje për këtë fushë

06/05/2024

Arkitektura e peizazhit - Diplomohen studentët e parë, kërkesat në rritje për këtë fushë
Profesori i Universitetit Bujqësor, Zydi Teqja

Për ekspertët e arkitekturës së peizazhit, parku "Rinia" është një prej modeleve më të mira të projektimit ku janë të ndërthurura bimësia, objektet dhe hapësira. Po sipas ekspertëve, sheshi “Skënderbej” konsiderohet si një model mesatar ku këto kritere plotësohen pjesërisht.

Por nuk mund të thuhet kjo për Bulevardin e Ri, për të cilën profesionistët e arkitekturës së peizashit mendojnë se ka mangësi veçanërisht tek mbijetesa e bimësisë.

Kopshtet, parqet urbane si dhe ndikimi i hapësirave të gjelbra mbi shëndetin e njerëzve ka bërë që të rinjtë të kthejnë sytë nga ky profesion që merret me projektimin e hapësirave të jashtme të të gjitha llojeve.

Këtë interesim e konfirmoi për RTSH-në, profesori i Universitetit Bujqësor, Zydi Teqja.

“Deri tani kemi patur vetëm master profesional në arkitekturë peizazhi, por studentët të cilët kanë kryer një cikël të plotë deri ne 40 specialistë. Profesioni është i ri, ne nuk kemi një përvojë të mirëfilltë profesionale në treg dhe ndërkohë nuk kemi një njohje të mirë të këtij profesioni dhe të rolit shumë të rëndësishëm që ai do luaj në shoqëri”, tha Teqja.  

Po cilat janë mundësitë e punësimit të diplomuarve në këtë degë të re?

Fusha e objektit është e gjerë, që prej parqeve publike e deri në studiot e projektimit të cilat kanë dhënë një zhvillim të rëndësishëm në zhvillimet rezidenciale po ndërsa ne shikojmë një përparim të dukshëm të cilësisë dhe kulturës rezidencial, pjesa jashtë banesave nuk është aq e zhvilluar. Dhe mendoj që kudo që flitet për projektim të hapësirave publike prandaj vendi arkitektit të peizazhit është i rëndësishëm.

Unë mendoj që kudo në botë qytetet janë përpara një sfide për të ndryshuar konceptin e organizimit të hapësirave publike. Për një periudhë të gjatë kohe, qytetet janë projektuar të jenë me zona të specializuara dhe me një fokus shumë të lartë drejt lëvizjes së makinave. Në kohët e sotme po shkohet drejt një qyteti që ka përdorim të përzier ku përparësi kanë këmbësorët”, theksoi ai

Profesor Teqja mendon se ka nevojë për një ndërgjegjësim më të madh shoqërisë dhe institucioneve vendimmarrëse për t’ju krijuar hapësira arkitektëve të rinj të peizazhit.

Gazetare: Jonela Sagajeva

/rtsh.al/