Një telefonatë për bombë ka alarmuar autoritetet greke mbrëmjen e sotme.
Sipas mediave greke, persona të panjohur kanë telefonuar në Komisariatin e Zjarrfikësve Kallitheas dhe kanë thënë se në ISAP-it Kallithea është vendosur një bombë.
Pas telefonatës, autoritetet greke kanë mbyllur edhe stacionin hekurudhor duke anuluar linjat e udhëtimit Pire-Faliro dhe Tavros-Kifisia., ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë.
/rtsh.al/