RTSH 24 Live

Aktualitet

619 vjet nga lindja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

06/05/2024

619 vjet nga lindja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot, (6 maj) shënohen 619 vjet nga lindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Skënderbeu konsiderohet si një nga figurat më të shquar në historinë e shqiptarëve dhe si themelues i shtetit mesjetar-shqiptarë.

Skënderbeu udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit shqiptar kundër pushtuesit osman, si dhe punoi për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar.

Për 25 vjet me radhë, Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit dhe të vendit dhe lufta e tij pengoi përhapjen osmane drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës.

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.

/rtsh.al/