RTSH 24 Live

Politikë

3D - Meta: Kjo është lufta ime! Duhet përmbysje

06/05/2024

3D - Meta: Kjo është lufta ime! Duhet përmbysje

“Në vend duhet përmbysje dhe jo ndryshime!” Kështu u shpreh presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili akuzon qeverinë se ka përmbysur të gjitha parimet e demokracisë.

I ftuar në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH, Meta tha se vendit duhet t’i kthehet sovraniteti, ndërsa shtoi se të gjithë njerëzit atdhetar duhet “t’i bashkohen luftës së opozitës për të çrrënjosur regjimin mafioz në vend”.

“Sovraniteti i përket popullit, këtë duam dhe ne. Unë jam ushtari i parë i Republikës, pastaj të tjerat janë detyra. Jemi në luftë, është lufta ime, është lufta e të gjithë shqiptarëve. Këtu duhet përmbysje jo ndryshime se janë përmbysur parimet e demokracisë. Është një njeri që nuk pranon të jap llogari në parlament sipas kushtetutës, asgjëson komisionet hetimore, ekzekuton pluralizmin politikë, kontrollon tërësisht drejtësinë, nga një reformë me140 vota e ktheu në Ramaformë, nuk jemi në kushte normale”, tha Meta.

Meta foli edhe për aksionin e opozitës, ku tha se tashmë ajo në është një proces ndryshimi, ndërsa akuzoi Lulzim Bashën se “harxhoi një dekadë” për të shkatërruar opozitën.

“Opozita sigurisht ka përgjegjësitë e saj për këtë gjendje pasi harxhoi një dekadë që edhe për orën gënjente. Opozita është një proces të pakthyeshëm të ndërgjegjësimit të gjithë njerëzve patriotë në këtë vend për të çrrënjosur kapjen e shtetin dhe regjimit mafioz”, tha Meta.

/rtsh.al/