Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në Athinë, ku një 19-vjeçar gjeorgjian hyri në ambientet e gjimnazit me një çekiç dhe një thikë në duar. I riu gjeorgjian plagosi një nxënës nigerian si dhe drejtorin e shkollës.
Sipas mediave greke, arsyeja e sulmit ka të bëjë me mosmarrëveshjen që vëllai i autorit ka pasur me nxënësin nga Nigeria. Dy fëmijët ishin grindur dhe sot vëllai i madh vendosi të hakmerrej.
Ai ka hyrë në shkollë dhe ka rrahur me çekiç nxënësin nigerian, para se të plagosë me thikë drejtorin e shkollës. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë autoritetet dhe autori është arrestuar.
/rtsh.al/