RTSH 24 Live

Muzikë

‘’The Guardian’’: Kosova, shumë e vogël për ambiciet e Dua Lipës

06/05/2024

‘’The Guardian’’: Kosova, shumë e vogël për ambiciet e Dua Lipës

Simon Hattenstone, shkrimtari dhe gazetari veteran i The Guardian e ka intervistuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Këngëtarja ka treguar se si nga një “shaka poshtëruese” që kërcënonte ta errësonte suksesin e saj, arriti të mbërrinte në maje të skenës muzikore globale.

Dua Lipa, në moshën 28-vjeçare, tashmë është nje divë.

Albumi i saj i fundit, ‘Future Nostalgia’, ishte albumi i tretë më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020 dhe albumi i 10-të më i madh në botë atë vit me 3.3 milionë shitje.

Ajo ka fituar shtatë çmime Brit dhe tre Grammy, dhe ka 88.6 milionë ndjekës në Instagram. “Por tani ylli i popit, kantautorja, producentja është në prag të diçkaje edhe më të madhe”, shkruan The Guardian.

Është një vit i madh thotë Dua, e cila thotë se nuk mund ta besojë se kjo po i ndodh në jetë dhe nuk mund ta besoj sa larg kam arritur.

Dua Lipa lindi në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës të cilët u larguan nga Kosova në vitin 1992, menjëherë pasi Jugosllavia ishte shpërbërë dhe në një kohë të diskriminimit në rritje ndaj shqiptarëve.

Me popullsinë e saj prej 1.87 milionë banorësh, Kosova ishte shumë e vogël për t’i mbajtur ambiciet e Lipës. Në moshën 15-vjeçare, ajo iu lut prindërve të saj që ta lejonin të kthehej vetë në Londër për ta ndjekur karrierën në muzikë.

Pyetjes se i bindte prindërit, Dua i përgjigjet se “thjesht pata një bisedë me ta. Më duhej të kthehesha dhe të mbaroja gjimnazin nëse doja të shkoja në universitet në Londër. Ky ishte argumenti im kryesor për të gjithë. Dhe siç i pëlqen të thotë babait tim, unë jam një person shumë i vështirë për t’i thënë jo”.

Kam qenë gjithmonë shumë e vendosur. Gjithmonë e kam ditur se çfarë kam dashur”, tregon Dua Lipa.

Ajo ngarkoi këngët e saj në YouTube, iu bashkua një agjencie modelimi dhe modeloi për Topshop dhe në vitin 2014, siguroi një marrëveshje rekord me Warner Bros.

/rtsh/