RTSH 24 Live

Kulturë

"Një jetë e jetuar me muzikë", koncert dedikuar pedagoges Hamide Stringa

06/05/2024

"Një jetë e jetuar me muzikë", koncert dedikuar pedagoges Hamide Stringa

"Një jetë e jetuar me muzikë" ka qenë koncerti në kuadër të stinës koncertore 2024-ër kushtuar pedagoges Hamide Stringa, e ndarë nga jeta një vit me parë.

Prof. Hamide Stringa është një prej personaliteteve më të njohur të artit shqiptar në fushën e muzikës dhe muzikologjisë. Ish- studentet e saj, tashmë personalitetet të muzikës shqiptare si Marjana Leka, Manjola Nallbani, Eriona Gjyzeli, Ulpiana Aliaj e tjerë interpretuan në këtë koncert kushtuar Hamide Stringës.

Hamide Stringa dha një kontribut të thelbësor fillimisht, si këngëtare në Teatrin e Operas dhe Baletit, si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve dhe si muzikologe e studiuese përmes artikujve e botimeve të ndryshme.

/rtsh/