“Jeta si lojë shahu”, ky libër i shahistit më të madh të të gjitha kohërave, GarryKasparov-it, bart filozofinë e jetës së përditshme në çdo dimension, me dilemat, problemet dhe dështimet, por edhe me përpjekjet, këmbënguljen, fitoret dhe kënaqësitë e saj.
Kanë qënë pikërisht analogjitë e shahut me jetën që e kanë shtyrë edhe Eduard Shalsin të përkthejë këtë kryevepër të Mjeshtrit të Madh Kasparov.
"Taktika e përdorur nga Kasparov mund te jetë e përshtatshme për shahun por mund të mos jetë e përshtatshme për jetën”, tha Shalsi.
E për këtë Shalsi sjell si shembull dështimin e Kasparov në politikë, pasi pati qasje agresive.
Kasparov është mjeshtër i madh i shahut dhe ish-kampion bote në këtë disiplinë nga 1984 e deri në 2005 kur u tërhoq. Ai u bë kampioni më i ri botëror në moshën 22-vjeçare kur mundi kampionin e atëhershëm Anatoly Karpov. Që kur u tërhoq nga shahu, Kasparov ia ka dedikuar kohën e tij të shkruarit, politikës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Përkthimi i këtij libri është sfida e parë jashtë politikës e Shalsit dhe e para e tij në sferën e përkthimit.
Gazetare: E. Petova
/rtsh/