RTSH 24 Live

Kosovë

Arsimtarët kosovarë kërkojnë rritje pagash me të paktën 30 përqind

01/05/2024

 Arsimtarët kosovarë kërkojnë rritje pagash me të paktën 30 përqind

Dialog me qeverinë , rritje pagash me të paktën 30 përqind ka kërkuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës në marshimin e mbajtur këtë një maj në Prishtinë ku pjesëmarrësit u nisën nga Biblioteka Kombëtare, drejt Ministrisë së Arsimit duke përfunduar para godinës së qeverisë. 
Arsimtarët dhe punonjësit e sektorit të shkencës dhe kulturës gjithashtu kanë kërkuar nënshkrim të shtojcës së kontratës kolektive të arsimit, respektim të pensionistëve, si dhe  përmirësim të kushteve te punës. Ata paralajmëruan për veprime të mëtjeshme sindakale nëse kërkesat nuk marrin zgjidhje nga qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /